|
Deti Adriatik duhet tė konsiderohet si njė basen gjysėm i mbyllur nė
Detin Mesdhe. Ai karakterizohet nga njė
shellf kontinental i
shtrirė nė pjesėn Veriore dhe Qėndrore kundrejt kėndit kontinental
nė pjesėn Jugore ku maksimumi i thellėsisė arrin nė 1223 m (Figura 1).
|

fig. 1 |
Nė Detin Adriatik gjėnden tė gjitha llojet e sedimenteve fundore, por
ato me baltė janė kryesisht mbi 100 m thellėsi, ndėrsa nė Adriatikun
Verior dhe Qėndror fundi i cekėt detar pėrbėhet nga rėra (Alfirevic,
1981).
Hidrografia e rajonit
karakterizohet nga hyrja e ujrave nga Mesdheu Lindor (nėpėrmjet kanalit
te Otrantos pėrgjatė Adriatikut Lindor) dhe ujrave tė ėmbėl nga lumenjtė
italianė. Kjo sjell qė gradientėt sezonalė sipas gjatėsisė dhe gjėrėsisė
gjeografike, tė shndėrohen nė karakteristika hidrografike pėrgjatė
basenit. (Buljan and Zore-Armanda, 1979; Artegiani et al., 1981). Tė
gjithė kėta faktorė influencojnė
shpėrndarjen e
komuniteteve biologjike dhe tė modeleve tė tyre.
Atje ku resurset peshkore kanė raporte me njėra tjetrėn, pjesa mė e
madhe e specieve pelagjike dhe fundore kanė njė shpėrndarje tė ndryshme
nė vartėsi tė faktorėve tė tyre bio-ekologjikė. Kėto resurse janė tė
bashkėndara midis flotave tė peshkimit tė vendeve bregdetare; tė dhėna
shkencore tė marra nėpėrmjet vlerėsimeve tė ndryshme tė burimeve
peshkore janė tė disponueshme nė Instututet dhe Laboratorėt pėrreth
Adriatikut. Megjithatė nė vitet e fundit, Programi MEDITS (MEDiterranean
International Trawl Survey) i financuar nga BE u ka lejuar pjesės mė tė
madhe tė vendeve tė Adriatikut tė marrin pjesė pėr herė tė parė, nė tė
njėjtin program kėrkimi (resurset fundore) tė peshkimit.
|
|
Nė bazė tė qėllimit tė Grupeve tė Punės AdriaMed tė cituara mė sipėr,
speciet objekt peshkimi popullatat e tė cilave mund tė konsiderohen si
tė bashkėndara pėr qėllime menaxhimi, ėshtė rėnė dakort dhe janė
renditur nga ekspertėt rajonalė (Tabela 1 dhe 2). Pėr kėtė dokument
grupi i parė i specieve fundore (Grupi A, prioritet i lartė) u zgjodh me
qėllim pėrshkrimin e shpėrndarjes hapsinore nė Adriatik duke pėrdorur tė
dhėnat e disponueshme nga programi MEDITS.
Rezultatet nga fushta e peshqėve fundorė tė kryer nė Qershor- Korrik
2000 nė thellėsitė nga 10-800 m (254 kalata) u analizuan duke pėrdorur
procedurat kriging; u analizuan modelet e variogramave dhe u hodhėn nė
hartė indekset e tyre tė abondancės (numri i specieve/km2) pėr disa nga
llojet e konsideruara bazė pėr cilėsinė dhe sasinė e tė dhėnave. Indeksi
i dendurisė nė numėr u zgjodh pėr pėrcaktimin e NjM. U vu re qė disa nga
speciet me interes kanė njė shpėrndarje tė pėrgjithshme nė Detin
Adriatik (psh Merluccius merluccius dhe Mullus barbatus, Figurat 2 dhe
3) ndėrsa tė tjerat kanė njė shpėrndarje tė kufizuar ose jo tė rregullt
(p.sh. Merlangius merlangus, Figurat 4). Nė lidhje me
Mullus barbatus shpėrndarja karakteristike sezonale e kėtij resursi
tregohet nė hartėn e Figurės 3 ku vėrrehet njė prani e popullatave tė tė
rriturve nė Adriatikun Lindor.
Speciet objekt peshkimi tė pelagjikėve tė vegjėl, veēanėrisht
Engraulis encrasicolus dhe Sardina pilchardus, kanė njė
shpėrndarje tė pėrgjithshme nė Adriatik, por abondanca e tyre
pėrgjithėsisht varet nga faktorėt hidrografikė tė lidhur me
prodhimtarinė primare tė basenit. Si rregull i pėrgjithshėm biomasa e
popullatave rritet duke ndjekur gradientin e gjėrėsisė gjeografike (Piccinetti,
1970; Sinovcic, 1986, 1991; Cingolani et al., 1998; Marano et
al., 1998; Marano et al., nė shtyp), pra vlerat mė tė larta
tė biomasės i pėrkasin Adriatikut tė Veriut dhe atij Qėndror. Nga ana
tjetėr, nė Adriatikun Jugor biomasa e pelagjikėve tė vegjėl ėshtė mė e
vogėl dhe e pėrbėrė nga S. pilchardus (Marano et al., 1998). Mbi kėtė
bazė sforcoja e peshkimit ndaj pelagjikėve tė vegjėl ėshtė e pėrqėndruar
kryesisht nė zonėn Veriore dhe Qėndrore.Duhet tė theksohet se modeli i
shpėrndarjes sė njė specieje tė vetme nuk mund tė pėrdoret pėr njė
pėrcaktim tė saktė tė njė kufiri gjeografik tė NJM. Parimi i shumė
specieve (psh. shpėrndarja e bashkėsive tė specieve fundore) jep njė
rezultat tė ngjashėm (Jukic et al., nė shtyp). Bazuar nė
rezultatet e arritura dhe duke konsideruar kriteret e propozuar nga KPPM
(GFCM 1999) ėshtė rėnė dakort qė NjM tė pėrcaktohen si mė poshtė.
Dy NjM tė propozuara mė pare nga KPPM konsiderohen tė sakta, megjithatė
ėshtė e rendėsishme tė bėhen disa modifikime tė vogla. Kufiri Jugor i
NjM 37.2.1.a (mė parė nga Vieste deri nė kufirin Mali Zi Shqipėri)
duhet tė jetė njė vijė midis grykėderdhjes sė lumit Saccione (kufiri
Verior i distriktit italian tė peshkimit tė Manfredonias, Lat. 41°55 N
Lon. 15°08 E3) dhe kufirit Kroaci Mali
i Zi (Kepi Ostro nė Gadishullin Prevlaka, Gjat. 42°24 N Gjėr. 18°32
E). Kufiri Jugor i NjM 37.2.2.b (mė parė nga Kepi i S. Maria di Leuca
deri te kufiri Shqipėri Greqi) duhet tė jetė njė vijė midis Porto
Badisco (kufiri Jugor i distriktit Italian tė peshkimit tė Brindizit
Gjat. 40°04 N Gjėr. 18°29 E) dhe kufirit Shqipėri - Greqi (Gjat.
39°52 N Gjėr. 19°58 E). Kufijtė aktualė tė propozuar tė NjM tregohen
nė Figurėn 5.
Argumentat qė u pėrdorėn pėr rishikimin e NjM ishin:
-
Kufijtė e mėparshėm egzistonin pėr Njėsitė Menaxhuese Gjeografike tė
KPPM. Ndryshimet e fundit gjeo-politike kanė ndryshuar kufijtė kombėtarė
pėrgjatė Detit Adriatik
-
Ndarja statistikore kombėtare veēanėrisht pėr Italinė
-
Karakteristikat gjeomorfologjike tė basenit
-
Strategjitė dhe politikat historike tė shfrytėzimit tė peshkimit.
|
|
Nė kuadėr te AdriaMed
ekspertėt rajonalė sė bashku, kanė identifikuar, gjatė mbledhjeve tė
Grupeve tė Punės njė numėr prioritetesh kėrkimi nė lidhje me burimet
peshkore fundore dhe tė pelagjikėve tė vegjėl nė Detin Adriatik. Si
rrjedhojė programe kėrkimi kanė filluar tė pėrgatiten dhe implementimi i
tyre ėshtė planifikuar tė kryhet me asistencen e Projektit. Disa nga ato
pritet tė jenė tė dobishėm, nė mbėshtetje dhe pėrmirėsim tė
pėrkufizimeve tė NjM nė Detin Adriatik dhe janė shkurtimisht tė
pėrshkruara mė poshtė. Qė nė pėrcaktimin e nėnzonave tė peshkimit,
duhet tė merren parasysh tė dhėnat biologjike dhe bio-gjeografike tė
resurseve te specieve, duhet tė kryhet analiza e strukturės gjenetike tė
disa popullatave specieve tė Grupit A (Tabela 1 dhe 2). Programi ndahet
ne njė fazė marrje mostrash qė tė mbulojė tė gjithė Adriatikun dhe nė
analizimin e ndryshueshmėrisė sė markuesve tė ADN. Analiza gjenetike
molekulare do tė konsistojė nė izolimin dhe optimizimin e markuesve
mikrosatelitore specifikė dhe kontrollin e variacionit gjenetik tė
popullatės.
Monitorimi dhe vleresimi i popullatave do tė kryhet nė hapėsirė dhe kohė
nėpėrmjet ekzekutimit tė vėzhgimeve specifike tė resurseve peshkore (ose
shtrirja e tyre nė Adriatikun Lindor tė aktiviteteve ekzistuese
gjeografikisht tė kufizuara).
Gropa Pomo/Jabuka ne NjM 37.2.1.a njihet si njė nga habitatet mė tė
rendėsishme tė Detit Adriatik (Frattini and Paolini, 1995; Paolini et
al., 1995). Zona njihet pėr praninė e lartė tė specieve me rendėsi
tregtare siē ėshtė Merluccius merluccius dhe Nephrops
norvegicus. Me qėllim identifikimin e opsioneve tė duhura menaxhuese
(nėse duhet, e nevojave tė kėrkimit) pėr kėtė zonė, do tė organizohet
njė grup shkencėtarėsh ad hoc me njohuri specifike pėr Gropėn e Pomo/Jabuka
me qėllim rishikimin nė mėnyrė kritike tė informacionit ekzistues, i
cili historikisht ėshtė prodhuar kryesisht nga kerkuesit kroate dhe
italiane.
Bazuar nė kėrkesat e BE pėr grumbullimin dhe menaxhimin e tė dhėnave
statistikore tė peshkimit (Rregullorja e Keshillit Nr 1543/2000), do tė
krijohet njė network pėr statistikat e peshkimit dhe marrjen e mostrave
biologjike nė porte tė vacantė pėrgjatė Adriatikut pėr tė pasur njė
model shfrytėzimi krahasues, dhe pse tė kufizuar tė flotave kombetare tė
peshkimit qė shfrytezojnė tė njėjtat resurse, dhe pėr tė pasur
karakteristikat e tyre social-ekonomike. Ky aktivitet do tė lejojė qė
fizibiliteti i grumbullimit tė tė dhėnave te kryhet nga vendet e
interesuara qė marrin pjesė nė projektin AdriaMed dhe qė nuk janė
anėtare te BE.
|
|
AdriaMed. (2000) Priority Topics Related to Shared Demersal Fishery Resources of the Adriatic Sea. Report of the First Meeting of the AdriaMed Working Group on Shared Demersal Resources. FAO-MiPAF Scientific Cooperation to Support Responsible Fisheries in the Adriatic Sea. GCP/RER/010/ITATD-02: 21 pp.
AdriaMed. Priority Topics Related to Small Pelagic Fishery Resources of the Adriatic Sea. Report of the First Meeting of the AdriaMed Working Group on Small Pelagic Resources. FAO-MiPAF Scientific Cooperation to Support Responsible Fisheries in the Adriatic Sea. GCP/RER/010/ITATD-03. AdriaMed Technical Documents, 3 (in prep).
Alfirevic, S. (1981) Contribution ą la connaissance des caractéristiques bathymétriques et sédimentologiques de l'Adriatique. FAO Fish. Rep., 253: 43-52.
Artegiani, A., Azzolini, R., and Paschini, E. (1981) Seasonal thermocline evolution in the northern and middle Adriatic Sea. FAO Fish. Rep., 253: 55-64.
Buljan, M., and Zore-Armanda, M. (1979) Hydrographic properties of the Adriatic Sea in the period from 1965 through 1970. Acta Adriatica, 20(1-2): 1-368.
Cingolani, N., Arnesi, E., Riannetti, G., Santojanni, A., and Belardinelli, A. (1998) Valutazione degli stock di alici e sardine in Adriatico con metodi di dinamica di popolazione. Biol. Mar. Medit. 5 (3): 321-330.
Frattini, C., and Paolini, M. (1995) Ruolo delle acque profonde del medio Adriatico quale nursery per Merluccius merluccius (L.). Biol. Mar. Medit. 2(2): 281-286.
General Fisheries Commission for the Mediterranean. (1999) Report of the twenty-fourth session. Alicante, Spain, 12-15 July 1999. GFCM Report, No. 24, Rome, FAO. 27 pp.
Jukic-Peladic S., Vrgoc N., Krstulovic-Sifner S., Piccinetti C., Piccinetti-Manfrin G. , Marano G., Ungaro N. Long-term changes in demersal resources of the Adriatic Sea: comparison between trawl surveys carried out in 1948 and 1998. Fish. Res. (in press).
Marano, G. Piccoli Pelagici: Valutazione della biomassa (1984-1996). Biol. Mar. Medit. (in press).
Marano, G., Casavola, N., Rizzi, E., De Ruggirei, P., and Lo Caputo, S. (1998) Valutazione delle risorse dello stock di sardine e alici nell'Adriatico meridionale. Anni 1984-1996. Biol. Mar. Medit. 5 (3): 313-320.
Paolini, M., Soro, S., and Frattini, C. (1995) Comunitą ittiche demersali di due aree batiali del medio Adriatico. Biol. Mar. Medit. 2 (2): 263-268.
Piccinetti, C. (1970) Considerazioni sugli spostamenti delle alici (Engraulis encrasicolus, L.) nell'Alto e Medio Adriatico. Boll. Pesca Piscic. Idrobiol., 25 (1): 145-148.
Sinovcic, G. (1986) Estimation of growth, mortality, production and stock size of sardine, Sardina pilchardus (Walb.), from the middle Adriatic. Acta Adriat., 27 (1-2): 67-74.
Sinovcic, G. (1991) Stock size assessment of sardine, Sardina pilchardus (Walb) population from the central eastern Adriatic on the basis of VPA method. Acta Adriat., 32 (2):
869-884.
|