Bashkėpunimi Shkencor nė Mbėshtetje tė Peshkimit tė Pėrgjegjshėm nė detin Adriatik


Croatian Ministry
of Agriculture


Italian Ministry of
agriculture food
and forestry policies


European
Commission

english

hrvatski

italiano

crnogorsko-srpska

slovenko

   
   
   
   
 
Google

on adriamed

on the Web

 

LUNDRIM

Projekti AdriaMed
Publikimet AdriaMed
Komponentė tė Projektit
Njoftime dhe te Reja
Informacion nė Shkencat Ujore dhe te Peshkimit
AdriaMed FAQs
Biblioteka tė Adriatikut
Linkeve tė Adriatikut
Portet e Peshkimit dhe Merkatot e peshkimit nė Adriatik
Njėsitė Menaxhuese Gjeografike tė Detit Adriatik
Lista e Popullatave tė Pėrbashkėta


Projecti AdriaMed

Projekti Rajonal “Bashkėpunimi Shkencor nė Mbėshtetje tė Peshkimit tė Pėrgjegjshėm nė detin Adriatik” (AdriaMed) zbatohet nga Organizata pėr Bujqėsinė dhe Ushqimin (FAO) e Kombeve tė Bashkuara dhe financohet nga Ministria Italiane pėr Politika Bujqėsore dhe Pyjore (MiPAF). AdriaMed ka lindur pėr tė promovuar bashkėpunimin shkencor nė fushėn e menaxhimit tė burimeve peshkore ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė, Kroacisė, Italisė dhe Sllovenisė, nė pėrputhje tė plotė me Kodin e Drejtimit pėr njė Peshkim tė Pėrgjegjshėm tė adoptuar nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara dhe FAO.

Donator
Objektiva tė pėrgjithshme
Agjensia zbatuese
Kuadri institucional
Pika kombėtare e kontaktit
Hyrje

AdriaMed

Rezultatet e pritėshme nė pėrfundim tė Projektit
Strategjia
Komponentėt e Projektit
Pėrfituesit
    Donator

Italia (Ministria pėr Politikat Bujqėsore dhe te Pyjeve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Peshkimit dhe Akuakulturės).

    Objektiva tė pėrgjithshme

Objektivi afatgjatė i projektit ėshtė tė asistojė vendet e Adriatikut nė hedhjen e bazave dhe organizimin e mekanizmave tė bashkėpunimit pėr pėrgatitjen dhe aplikimin e planeve tė administrimit nė fushėn e peshkimit, nėpėrmjet bashkėpunimit tė institucioneve, strukturave tė kėrkimit shkencor dhe atyre prodhuese nė zbatim tė Kodit tė Drejtimit pėr njė Peshkim tė Pėrgjegjshėm, tė adoptuar nga OKB.

    Agjensia zbatuese

FAO, Organizata pėr Ushqimin dhe Bujqėsinė e Kombeve tė Bashkuara.

    Kuadri institucional (Komiteti Koordinues)

Komiteti Koordinues ėshtė organi qė diskuton, orienton dhe aprovon programet e punės sė Projektit. Komiteti Koordinues pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė Republikės sė Shqipėrisė tė Republikės sė Kroacisė, tė Republikės sė Italisė dhe tė Republikės sė Sllovenisė; tė Komisionit Europian (DG XIX); tė Komisionit tė Pėrgjithshėm pėr Peshkimin tė Mesdheut (KPPM-GFCM); tė FAO-s.
Mbledhja e parė e Komitetit Koordinues tė Projektit u mbajt nė Termoli mė 29 – 30 mars 2000; janė pėrcaktuar shkalla e vėnies nė zbatim tė projektit dhe linjat kryesore drejtuese tė punės. Mbledhja e dytė e Komitetit Koordinues u mbajt nė Slloveni nė gjysmėn e dytė te nėntorit tė vitit 2000.

    Pika kombėtare e kontaktit

Secili vend pjesmarrės nė Projekt ka caktuar njė Pikė Kombėtare Kontakti, pėr tė siguruar njė dialog aktiv dhe tė drejtėpėrdrejtė me vendet pjesmarrėse. Pika Kombėtare e Kontaktit ėshtė njė ekspert i sektorit tė peshkimit qė ndihmon AdriaMedin, nė nivel kombėtar, pėr komponentė specifikė tė projektit duke siguruar nje fluks informacioni nė drejtim tė palėve tė tjera shkencore kombėtare, duke u kujdesur pėr mbėshtetjen e nevojshme nė grumbullimin e informacionit dhe tė tė dhėnave.

    Hyrje

Nė zbatim tė Kodit tė Drejtimit pėr njė Peshkim tė Pėrgjegjshėm, tė adoptuar nga FAO mė 1995, nė prani tė rezervave peshkore tė pėrbashkėta midis disa shteteve, futja dhe zbatimi i administrimit tė pėrbashkėt tė burimeve ėshtė njė objektiv themelor, dhe projektet rajonale nė tė cilėn marrin pjesė tė gjitha vendet e interesuara janė shumė tė rekomandueshėm. Nė basenin relativisht tė mbyllur tė Adriatikut, vendet bregdetare janė tė ndėrgjegjėshme pėr rreziqet qė rrjedhin nga njė shfrytėzim i gabuar i rezervave peshkore dhe si pasojė tė ndikimit tė saj nė nivel ekonomik. Edhe pse prej kohėsh kanė filluar inisiativa tė bashkėpunimit tė dyanėshėm, ėshtė sidoqoftė e dukshme domosdoshmėria qė ky bashkėpunim tė shtrihet nė tė gjithė basenin e Adriatikut. Vendet e Adriatikut janė tė ndėrgjegjshme pėr kėtė domosdoshmėri dhe janė tė gatshme pėr futjen e iniciativave tė pėrbashkėta. Ka rėndėsi tė madhe pėrballja me tematikat e administrimit tė pėrbashkėt tė burimeve dhe zonave tė peshkimit. Pėrsa i pėrket kėtij objektivi rruga e nevojshme ėshtė pjesmarrja dhe koordinimi mė i gjerė i administratave kombėtare, tė strukturave tė kėrkimit shkencor, tė ndėrmarrjeve tė peshkimit dhe tė peshkatarėve profesionistė.
Nė tė njejtėn mėnyrė, ėshtė e nevojshme tė shkohet drejt pėrmirėsimit tė njohjeve tekniko – shkencore tė shkencave alieutike, tė biologjisė dhe ekologjisė tė specieve tė pranishme, tė tendencave ekonomike nė sektor dhe tė teknologjive tė pėrdorura. Kėto njohje duhen fuqizuar nė mėnyrė tė koordinuar nė tė tėrė pellgun e Adriatikut. Nevoja e ruajtjes sė rezervave peshkore duhet tė pėrkasė me nivelet e duhura tė investimeve tė mirėmbajtjes sė anijeve, ashtu sikur se sforcoja e peshkimit duhet matur me kapacitetin prodhues tė llojeve kryesore tė tregtueshme.

    AdriaMed

Projekti FAO-AdriaMed lindi pėr tė promuovuar kooperimin pėr administrimin e burimeve peshkore dhe tė peshkimit midis vendeve tė Detit Adriatik. Nė projekt marrin pjesė aktualisht Republika e Shqipėrisė, ajo e Kroacisė, e Italisė dhe e Sllovenisė. Pjesmarrja e administratave kombėtare, e institucioneve shkencore dhe e strukturave pėrfaqsuese tė peshkatarėve dhe ndėrrmarrjeve tė peshkimit, ėshtė kėrkesa kryesore pėr identifikimin dhe aplikimin e strategjive tė administrimit tė pėrbashkėt tė peshkimit. 
Identifikimi i mundėsive administruese qė kanė tė bėjnė me peshkimin nė Adriatik kalon nėpėrmjet pėrftimit tė njė bagazhi tė pėrbashkėt mjetesh monitorimi tė komponenteve tė sektorit (administrative, shkencore dhe prodhuese), dhe tė tematikave tė ndryshme (statistike, biologjike, social – ekonomike dhe legjislative) tė cilat duhen standartizuar, lidhur, integruar dhe shpėrndarė. Zhvillimi i njė sistemi tė tillė ėshtė konsideruar prioritar pėr pėrcaktimin e modaliteteve tė duhura tė asistencės dhe ndėrhyrjes, dhe pėrbėn njė proēes tė parė bashkėpunimi ndėrkombėtar midis zonave bregdetare pėrsa i pėrket peshkimit.
Njė nga prioritetet e Projektit ėshtė forcimi i koordinimit teknik midis instituteve dhe administratave kombėtare kompetente, qoftė nė nivel kombėtar e qoftė si rajon i tėrė i Adriatikut. Kjo do tė integrohet me proēesin e komunikimit tė nisur tashmė nė Mesdhe dhe pjesėrisht edhe nė Adriatik, midis organizatave profesioniste tė sektorit (ndėrmarrje tė peshkimit dhe organizata tė peshkatarėve) tė vendeve tė ndryshme, tė cilat janė tė pėrgjegjshme pėr rolin e tyre primar nė rritjen e aktivitetit tė peshkimit drejt niveleve mė frytdhėnėse dhe tė mbėshtetshme.
Projekti FAO-AdriaMed ėshtė njė projekt rajonal ku zhvillimi i bashkėpunimit shkencor konsiderohet i njė rėndėsie tė veēantė pėr administrimin e pėrbashkėt tė rezervave peshkore nė Detin Adriatik. Disponibiliteti dhe ndarja e bazave njohėse tė pėrbashkėta midis vendeve janė elementė thelbėsorė pėr mbarėvajtjen dhe zbatimin e objektivave tė Projektit. 
AdriaMed-i edhe pse ėshtė njė Projekt pilot nė shėrbim tė vendeve tė Adriatikut mund tė pėrbėjė njė referim pėr administrimin e pėrbashkėt tė burimeve peshkore edhe pėr vendet bregdetare tė zonave kufitare.

 
    Rezultatet e pritėshme nė pėrfundim tė Projektit

Rezultatet kryesore tė pritshme nė pėrfundim tė projektit janė:

  1. Krijimi i njė rrjeti informatik shkencor nė lidhje me rezervat e Adriatikut dhe administrimin e tyre.

  2. Vendosja e njė proēesi konstant bashkėpunimi dhe koordinimi nė aspekte tė ndryshme kyē (grumbullimi i tė dhėnave dhe shpėrndarrja e informacionit; kėrkimi shkencor dhe analiza biologjike; aspekte ekonomike dhe shoqėrore; rrjet institucional dhe planifikim strategjik).

  3. Aplikimi i metodologjive standart pėr grumbullimin, sistemimin dhe pėrpunimin e tė dhėnave, vlerėsimin e rezervave biologjike, dhe identifikimin dhe pėrdorimin analitik tė indikatorėve social-ekonomik.

  4. Realizimi dhe mbajtja e njė rrjeti komunikimi tė qėndrueshėm dhe tė koordinuar midis ekspertėve tė sektorit (administratorėve; kėrkuesve; pėrfaqėsuesve tė industrive peshkore dhe tė peshkatarėve profesionistė).

    Strategjia

Pėrveē nxitjes dhe lehtėsimit tė kėrkimit shkencor bashkėpunues midis vendeve, me qėllim shfrytėzimin e qėndrueshėm dhe tė pėrgjegjshėm tė rezervave, strategja e projektit ėshtė edhe krijimi i njė forumi tė pėrhershėm, ndėrkombėtar dhe tė pavarur pėr njė dialog aktiv dhe tė hapur, si dhe pėr njė bashkėpunim midis tė gjithė komponentėve tė sektorit tė peshkimit tė detit Adriatik.
Zbatimi i projektit kryhet gradualisht, me vitin e parė (pėrgatitor) tė pėrqėndruar nė vendosjen e kontakteve dhe tė komunikimit, nė mėnyrė tė veēantė midis institucioneve kompetente pėr peshkimin, tė vendeve pjesmarrėse nė projekt.

    Komponentėt e Projektit

Projekti FAO – AdriaMed u siguron vendeve pjesmarrėse njė shėrbim asistence nė formulimin dhe realizimin e njė strategjie tė administrimit nėpėrmjet kėrkimeve tė pėrbashkėta dhe analizave multidisiplinore tė kryera edhe nė bashkėpunim me industrinė peshkore.Nė mbledhjen e parė tė Komitetit Koordinues tė AdriaMedit u hartua plani i parė afatmesėm dhe afatgjatė i punės. Programi parashikoi grumbullimin dhe inventarizimin e njohurive tekniko – shkencore egzistuese nė Adriatik (faza e inventarizimit) dhe fillimin e aktiviteteve specifike tė shėrbimit tė asistencės. Aktivitetet kryhen qoftė nė nivel kombėtar qoftė nė atė basenit.
Nė aktivitetet e AdriaMedit janė tė pėrfshirė dhe/ose: realizimi i njė rrjeti komunikimi informatik; formulimi dhe ekzekutimi i aktiviteteve tė koordinuara tė kėrkimit shkencor; organizimi i mbledhjeve, grupeve tė punės, workshop-eve dhe tė seminarėve tė formimit mbi tema tė veēanta; krijimi i arkivave informatikė kombėtarė dhe rajonalė, qė kanė tė bėjnė me peshkimin, (qė pėrfshijnė tė gjithė basenin e Adriatikut); zbatimi e programeve specifike tė asistencės dhe konsulencės; inventarizimi strukturor i fllotės sė peshkimit tė Adriatikut; krijimi i njė forumi ndėrkombėtar tė realitetit tė peshkimit tė Adriatikut; grumbullimi i arėsyeshėm i legjislacionit nė fuqi tė peshkimit nė vendet e projektit. AdriaMed koordinon studime mbi tema teknike dhe specifike si pėrmirėsimi i administrimit tė peshkimit nė Adriatik dhe tė rekomandimeve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Peshkimit pėr Mesdheun (KPPM) ose tė vendeve pjesmarrėse nė projekt.

    Pėrfituesit

Pėrfituesit e projektit do tė jenė administratorėt dhe menaxhuesit e peshkimit kapacitetet analitike dhe tė ndėrhyrjes tė tė cilėve do tė pėrmirėsohen si pasojė e njė informacioni mė tė madh dhe tė sistemeve tė monitorimit tė projektit. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė pėrfitojnė institutet e ndryshme kombėtare tė kėrkimit, shoqatat e peshkatarėve dhe organizatat e industrisė sė sektorit. Sė fundmi do tė pėrfitojnė tė gjithė ata, aktiviteti i tė cilėve varet nga burimet peshkore, dhe nga mbrojtja e kėtyre burimeve, nėpėrmjet politikave tė drejtuara tė menaxhimit qė rrjedhin nga bashkėpunimi tekniko – shkencor rajonal.

AdriaMed website

©FAO-AdriaMed,2011

top